Verilindor

Kumanovë - Kriva Pallankë

 

Mbulon pjesën verilindore të Republikës së Maqedonisë. Ajo mbulon territorin e luginës së Kumanovës dhe fushën e Kratovës dhe Kriva Pallankë.

 

 

 

Vendodhja

Ky rajon nga pjesa veriore kufizohet me kufirin shtetëror dhe malet Kozjak dhe German, nga pjesa lindore me kufirin drejt Bullgarisë, nga pjesa jugore me Malet e Osogovës, dhe nga pjesa perëndimore me Malin Skopska Crna Gora. Njëkohësisht këto janë format më mahnitëse të relievit në këtë rajon. Midis tyre gjenden Fusha e Kumanovës dhe Fushëgropa e Kriva Palankës  me Fushën e Slavishës.

 

 

Klima

Klima në këtë rajon është tipike kontinentale. Temperatura mesatare vjetore në Fushëgropën e Kumanovës është 11,8°C,  dhe në Kriva Palankë është 10,2°C. Sasia mesatare vjetore e rreshjeve në Kumanovë arrin 549 mm, dhe në Kriva Palankë arrin në 565 mm.

 

 

Lumenj dhe liqene

Objekti hidrografik më karakteristik është burimi termo mineral në fshatin Proevce afër Kumanovës, i cili është rregulluar si banjo. Nga hidroobjektet e tjera më të rëndësishme janë lumenjtë Pçinja, Kumanovska dhe Lumi Kriva, si dhe një numër i madh i lumenjve më të vegjël. Gjithashtu, në këtë rajon prezente janë akumulacionet Lipkovo dhe Glazhnja, të cilat janë shumë të përshtatshme për turizëm fundjavor. 

 

 

Flora dhe fauna

Ky rajon është i pasur me lloje të ndryshme bimore, drusore dhe barishtore, në një lartësi relative prej 400 deri 2.250 metra mbi nivelin e detit. Veçanërisht tërheqëse janë komplekset pyjore të maleve Skopska Crna Gora, German dhe në malet e Osogovës. Përkrah zhvillimit të bashkësisë bimore gjendet një botë e pasur dhe e shumëllojshme të kafshëve të egra, ku mbizotërojnë kafshët si ujku, sorkadhja, derri i egër, lepuri, lloje të ndryshme shpendësh dhe zvaranikësh. 

 

Qytetet më të mëdha nga ky rajon:

Kumanovo

Kratovo

 

Lidhje Trafiku

Nëpërmjet këtij rajoni kalojnë rruga dhe hekurudha nga Beogradi drejt Shkupit dhe Selanikut dhe rruga e cila nga Kumanova shkon drejt Kriva Palankës dhe Bullgarisë. Një degë e tij kthen drejt Kratovës dhe qytetit Shtip, ndërsa dega tjetër nga Kumanova shkon drejt Sveti Nikole dhe Shtip.

Lloj i rallë i cili gjendet në Malet e Osogovës  

 

SHËN GJORGJI

Kisha ndërmer një nga vendet më të rëndësishme në artin bizantin në Maqedoni.

 

KOKINO

Observatori megalitike – udhëtim i paharueshëm gjatë shekujve.

 

KUKULLA GURI

Rezervati gjeologjik i quajtur Dasma e Gëzuar është kryevepër e natyrës.

 

SHËN JOAKIM OSOGOVSKI

Manastiri pushton me natyrë shpirtërore, bukuri dhe art shekullor. 

Promote your Service

Activity

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.