HISTORIA DHE KULTURA


HISTORIA DHE KULTURA E MAQEDONISË

Fillimet e vërteta të historisë dhe kulturës sonë fillojnë afër 6.000 vjet para erës së re. Gjurmët më të hershme të aktivitetit të njeriut në territorin e Maqedonisë së sotme datojnë nga koha e gurit – paleoliti. Me krijimin e vendbanimeve të para përgjatë rrjedhës së Lumit të Bregallnicës dhe në Ovçe Pole, pastaj krahas Lumit të Vardarit dhe në Pellagoni. Me kalimin e mijëvjeçarëve, Maqedonia shënon zhvillim të rëndësishëm dhe të pasur civilizues dhe kulturor në kuptimin material dhe shpirtëror.

HISTORIA DHE KULTURA

Lokalitetet arkeologjike

Nga aspekti arkeologjik, Maqedonia është njëri nga destinacionet më atraktive në botë me histori dhe kulturë autentike. Në Maqedoni janë evidentuar mbi 4.500 vendzbulime arkeologjike, të cilat datojnë qysh nga koha antike dhe nga periudha e Perandorisë Romake. Rëndësi të veçantë kanë lokalitetet Skupi dhe Kalaja e Shkupit në Shkup, pastaj Trebishnica, Shën Erazmo, Kalaja e Ohrit, Pllaoshnik, bazilika e hershme krishtere në fshatin Oktisi në Fushëgropën e Strugës dhe të Ohrit, Heraklea Linkestisi dhe Kullat e Markut në Pellagoni, Stobi në afërsi të Gradskos, Isarit dhe Bargallës në Shtip, Kalaja e Strumicës, Kalaja e Vinicës, Morodvisi në Koçan, Marvinci dhe Kodra e Gjevgjelisë në Fushëgropën e Vallandovës dhe të Gjevgjelisë, etj.

Në territorin e Maqedonisë janë ndërtuar edhe një numër i madh i kalave, kullave dhe urave, qysh nga koha e Perandorisë Romake, Bizantine dhe Osmane, të cilat në mënyrë plotësuese dëshmojnë për jetën dhe për kulturën në këto hapësira. Të tilla, për shembull, janë – Kalaja e Samuilit në Ohër, Kullat e Markut në Prilep, Kullat e Mbretit në Strumicë, Ura e Gurit, Kalaja dhe Akuedukti në Shkup, kullat dhe urat mesdhetare në Kratovë, etj.


HISTORIA DHE KULTURA

Popullsia dhe traditat

Në territorin e Maqedonisë ekzistojnë afër 35 qytete të vogla dhe të mëdha me historinë dhe kulturën e tyre. Këtu jeton shumica e popullsisë dhe afër 1.600 fshatra të banuara dhe vende rurale, në të cilat jeton një e treta e popullsisë së përgjithshme. Në vendet e mëdha kryesisht gjenden kapacitetet industriale të vendit dhe institucionet dhe organizatat administrative shtetërore. Në vendet e vogla dhe vendet rurale, popullsia zakonisht merret me bujqësi, me ruajtjen e kafshëve dhe me punët tradicionale të zejtarisë. Për këtë shkak, Maqedonia, mes tjerash, është e njohur edhe për prodhimin e ushqimit të shëndoshë, prodhimin organik të pemëve dhe perimeve, mishit dhe prodhimeve të qumështit dhe produkteve tjera të përditshme dhe të nevojshme ushqimore. Maqedonia me dekada të tëra është e njohur në botë edhe për prodhimin e rakisë cilësore dhe llojeve cilësore të verës.

HISTORIA DHE KULTURA

Iluminizmi

Mund të thuhet se Maqedonia është djepi i shkrim-leximit sllav. Mësuesit mbarësllavë Shën Cirili dhe Metodi në vitin 855 e kanë krijuar alfabetin e parë sllav të quajtur Alfabeti Glagolitik. Më vonë u shndërrua në Alfabet Cirilik, i cili sot është njëri nga alfabetet më të përhapura, përkatësisht më të shfrytëzuara në botë.

Prej Maqedonisë e ka prejardhjen edhe Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si – Shenjtorja Nënë Tereza e cila lindi në Shkup në vitin 1910, është fituese e Çmimit Nobël për paqe në vitin 1979. Ajo thuajse tërë jetën e vet ua përkushtoi të varfërve të cilëve u ndihmonte dhe i arsimonte, që ka qenë, në të vërtetë, edhe misioni i saj deri në fund të jetës së saj.

Arkitektura

Pas arkitekturës antike, veprimtari intensive e ndërtimit u shënua në periudhën bizantine, kur ndërtimi i Shën Sofisë në Carigrad i ka vendosur kriteret në të gjitha vendet nën dominimin e kishës ortodokse. Në kohën e Perandorisë Osmane dominues ka qenë ndikimi i arkitekturës islame. Për çka dëshmojnë objektet e shumta të asaj kohe: banjat turke, xhamitë, teqetë, bezistanet, çarshitë. Ekzemplarët më të bukur të arkitekturës urbane janë objektet e shekullit XIX dhe XX. Krusheva dhe Kratova në një pjesë të madhe janë tërësi urbanistike komplete me arkitekturën e ruajtur të qytetit të asaj periudhe, një pjesë e madhe e Manastirit dhe Shkupit, si dhe pjesa e vjetër e Ohrit. Në gjysmën e dytë të shekullit XX, Maqedonia i ndjek trendet e arkitekturës moderne.

HISTORIA DHE KULTURA

Feja

Thuajse në tërë territorin e Maqedonisë gërshetohet civilizimi lindor dhe perëndimor, gërshetohen kulturat e ndryshme me shenjën e vet të veçantë. Dhe kështu krijojnë një kaleidoskop të historisë, kulturës, traditës, zakoneve, arkitekturës, ushqimit dhe ngjashëm, në të cilat më së shumti ndjehet ndikimi i afërt lindor dhe ndikimi mesdhetar. Realiteti i tillë paraqet unitet funksional të kontradiktave dhe sistemit të qëndrueshëm të zhvillimit, bashkëpunimit dhe bashkëjetesës ndërmjet të gjitha grupeve etnike në territorin e Maqedonisë. Në shumë qytete është e zakonshme të hasen edhe kishat edhe xhamitë. Një pjesë e madhe e popullsisë i përket besimit krishterë ortodoks (65%). Sipas përfaqësimit në vendin e dytë janë banorët e besimit islam (33%). Të tjerët janë katolikë, protestantë, ateistë dhe pjesëtarë të feve tjera.

HISTORIA DHE KULTURA

Kishat dhe manastiret

Në Maqedoni ekzistojnë mbi 950 kisha dhe manastire me mbi 150.000 metra katrorë, të cilat janë të zbukuruara me afreske të shumta (afër 22.500), ikonostase (240), mbulesa solemne, altarë dhe frone, gdhendje të drurit dhe murale. Të përmendim se vetëm në Ohër dhe në rrethinën e tij ekzistojnë saktë 364 kisha. Kisha më e vjetër daton prej shekullit ХII, e ndërtuar në vitin 1171 në afërsi të drejtpërdrejtë të Liqenit të Prespës, në rrugën Manastir - Resnjë. Kisha tjetër më e vjetër është „Shën Gjorgjia“, e cila gjendet në Staro Nagoriçane, në rrugën Kumanovë–Kriva Pallankë. Kjo ishte e ndërtuar mbi pjesët e mbetura të një tempulli të vjetër i cili ka pasur formë bazilikale nga koha e Bizantit dhe të perandorit Romani IV Diogjen, e cila ishte rindërtuar nga ana e mbretit Milutin në shekullin XIV.

Xhamitë

Në Maqedoni ekzistojnë afër 600 xhami, prej të cilave më të njohura janë ato të shekujve XV dhe XVI. Xhamia e Jahja Pashës, Xhamia e Isa Begut, Xhamia e Mustafa Pashës dhe Xhamia e Sulltan Muratit gjenden në Shkup. Xhamia e Larme dhe Xhamia e Sahatit në Tetovë, Xhamia e Isakut, Xhamia e Hajdar Kadi Pashës dhe Jeni Xhamia në Manastir. Xhamia e Çarshisë në Prilep, Xhamia e Sahatit në Gostivar, ndërsa në Ohër gjenden Teqeja e Hajati Babës dhe Xhamia e Ali Pashës. Të gjitha më shpesh kanë bazë dhe hajat katrore. Janë të mbuluara me kupola ose me konstruksionin e drurit në kulm dhe paraqesin formë të shkollës osmane turke.

HISTORIA DHE KULTURA




 

 

Promote your Service

Activity

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.