Pelagonia

PELLAGONIA

 

Kryesisht zë pjesën jug-perëndimore të Maqedonisë. Ajo mbulon fushën e Pellagonisë dhe zonën e Mariovës.

 

 

 

Vendodhja

Rajoni është i kufizuar me malin Baba me Pelister (2.601 m), Ilinska dhe Mali Busheva në perëndim, Mali Mokra me majën Solunska Glava (2.540 m) në veri, Babuna, Seleçka dhe Mali Dren në lindje, dhe Nixhe me Kajmakçalan (2.520 m) dhe kufiri shtetëror me Greqinë në fushën e Pellagonisë në jug. 

 

 

Veçori

Veçoritë gjeologjike-gjeomorfologjike të këtij rajoni janë mjaft të larmishme.  Kemi prani të fushave tipike, luginat me gryka të Crna Reka (Lumi i Zi), majat e maleve, shpella dhe forma karakteristike erozive të Pelisterit, Babunës dhe Malit Seleçka.

 

 

Klima

Rajoni i Pellagonisë karakterizohet  me temperaturë mesatare vjetore prej 11,2 °C në Prilep dhe Manastir dhe me rreth 8°C në Krushevë dhe Pelister në një lartësi rreth 1.200 metra. Sasia mesatare vjetore e rreshjeve në fushën e Pellagonisë lëviz rreth 600 mm, dhe në Krushevë rreth 800 mm. 

 

 

Lumenj dhe liqene

Në këtë rajon gjenden shumë objekte hidrografike. Më karakteristike janë burimet e Crna Reka. Pranë Crna Reka, më të mëdhenj janë lumenjtë Shemnica dhe Blato, gjithashtu ka edhe lumenj të tjerë e më të vegjël. Në Pelister gjenden liqenet akullnajore Liqeni i Madh dhe i Vogël. Të vendosura në një lartësi mbi 2.200 m mbi nivelin e detit, ato janë pjesë e veçantë piktoreske e këtij mali. Objektet ujore në këtë rajon plotësohen me akumulacionet artificiale Strezhevo në afërsi të Manastirit dhe Liqenit të Prilepit.

 

 

Flora dhe Fauna

Veçanërisht të theksuara janë pyjet me pemë gjetherënëse të ahut dhe dushkut në Malin Busheva dhe përzierja e pemëve gjetherënëse me pemët me gjelbërim të përjetshëm në Pelister dhe Nizhe. Rëndësi të veçantë ka pisha gjethe-gjilpërë molika në Pelister .  Mjaft i larmishëm është vegjetacioni barishtor. Gjithashtu, ky rajon ka faunë të pasur dhe të shumëllojshme, ku përfshihen të gjitha llojet e kafshëve të egra të mëdha dhe të vogla të zakonshme për këto zona. 

 

Lidhje trafiku

Ky rajon është i lidhur me rrugë me shumë rajone fqinjë. Rrugë kryesore është drejtimi rrugor M4 në relacionin Ohër-Manastir-Prilep-Veles. Prej tij ndahen drejtimet rrugore nga Manastiri drejt Greqisë, më pas nga Manastiri nëpërmjet Demir Hisar drejt Kërçovës dhe Krushevës dhe rrugët rajonale Prilep-Krushevë dhe Prilep-Brod-Kërçovë.  Ka prani të një numri të madh rrugësh lokale. 

 

Qytetet më të mëdha nga ky rajon:

Bitola

Krusevo

Prilep

 

Lloj i rrallë nga Pelister

Parku kombëtar PELISTER

Një shëtitje nëpër molikën e dendur është udhëtim i pazakonshëm dhe i paharaushëm.

 

MANASTIR

Qyteti i Konsujve – Zemra e Maqedonisë

 

HERACLEA LYNCESTIS

Qyteti i Filip II; i cili dhuroi mozaikë të shkëlqyer Mesdhetar

 

KRUSHEVA

Tradita jeton

Promote your Service

Activity

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.