Strumica

Një margaritar i nën Belasicës, një nga të krishterët e par të qyteteve në Ballkan, në një qytet ku njerëzit jan mikpritës dhe me jetë të pasur kulturore

Gjatë periudhës së udhëheqjes turke, Strumica ka pasur rolin e vendit ndërmjetës për këmbimin e mallit bujqësor dhe prodhues. Këtë rol mbajti edhe pas ndërtimit të hekurudhës së  Vardarit, kur nëpërmjet saj nga Udovo transportohej mall në Maqedoninë Lindore. Ky rol mundësoi rritje të theksuar të popullsisë në rajon, ku para luftërave Ballkanike Strumica numëronte rreth 18.000 banorë. Pas luftërave Ballkanike dhe pas Luftës së Parë Botërore, për shkak të shpërnguljes të banorëve të besimit mysliman në Turqi, numri i popullsisë në qytet u ul ndjeshëm. Ky fakt pati reflektim negativ ndaj zejtarisë dhe tregtisë. Pas vendosjes së kufirit me Greqinë, numri i popullsisë vazhdoi të bie, kështu që në vitin 1921 u evidentuan rreth 6.000 banorë. Në periudhën midis dy luftërave botërore Strumica ishte një qytet i vogël me ekonomi të pazhvilluar. 

Pas Luftës së Dytë Botërore, zhvillimi ekonomik dhe numri i popullsisë filluan vazhdimisht të rriten: prej 10.868 banorë në vitin 1948 në 35.000 banorë në vitin 2002. Pas vitit 1961 është theksuar rritja e popullsisë për shkak të shpërnguljes së banorëve fshatar në qytet. Krahas bujqësisë (perimet dhe duhani), qyteti dallohet për zhvillimin e veprimtarive të sektorit dytësor (industri ushqimore, tekstile dhe e duhanit) dhe terciar. 

 

Sheshi i qytetit “Goce Delçev”

Sheshi është ndërtuar në dy nivele dhe zë një sipërfaqe prej 27.000 m². Një e treta e kësaj sipërfaqeje zë infrastruktura rrugore nëntokësore (rrugë nëntokësore në gjatësi prej 420 metra me kryqëzim nëntokësor dhe garazh për 96 makina), ndërsa 18.000 m² zë sipërfaqja mbitokësore e shtruar me pllaka në të cilën gjenden Kulla e Sahatit, dy shatërvanë dhe instalim të plotë të përmbajtjeve urbane, kulturore, tradicionale, ekologjike, hortikulturore etj. Këtu është vendosur monumenti i përhershëm i Goce Delçevit, figura e bronzit “Gruaja e Strumicës nën maskë” dedikuar Karnevalit Ndërkombëtar të Strugës dhe 27 shtylla me flamujt e vendeve –anëtare në Bashkimin Evropian. Sheshi është lëshuar në përdorim në vitin 2010 dhe paraqet një ishull për këmbësorët e Strumicës dhe një nga shenjat moderne dhe të pashmangshme të qytetit.  

 

 

Banja romake në Bansko

Banja Bansko është banjë me ujëra termo-minerale me veti shëruese nga antikiteti dhe një nga monumentet romake të rralla të këtij lloji të ruajtura në Evropë, me kapacitet burimi prej mbi 50 l/sek. Gjendet rreth 12 kilometra në anën lindore të Strumicës, në ultësirën e malit Belasica. Në sipërfaqen prej 1.000 m² janë zbuluar dhjetë vende, muret e të cilëve janë ruajtur me lartësi prej 2 deri 6,7 metra. Banja romake me ujëra me veti shëruese ka dhoma për zhveshje, saunë, bazene me ujë të ngrohtë dhe të ftohtë. Ka origjinë nga shekulli III, në kohën e perandorit romak Karakala, i njohur pas ndërtimit dhe rinovimit të banjave gjatë Perëndorisë.

Gjithsej ekzistojnë pesë burime termo-minerale, prej të cilave vetëm një, më i madhi është kapur me profesionalizëm. Ai derdhet në banjën kryesore të ashtuquajtur “banjë turke”, ndërsa katër të tjerat derdhen lirisht. Temperatura e ujit në burimin kryesor i cili furnizon “banjën turke” është rreth 71°C dhe nuk ndryshon gjatë vitit, që tregon se uji rrjedh nga një thellësi të madhe, pa ndikime atmosferike.

Ujërat e banjës kanë veti shëruese për sëmundje të ndryshme, sidomos për sëmundjet reumatike. Rastësisht e zbuluar gjatë hapjes së themeleve të hotelit “Mbreti Samuil” në vitin 1978, sot basenet me ujë natyror mund të përdoren në kuadër të hotelit, ku mund të provohet dhe vezë të zier në burimet e ngrohta, me shije specifike. Në afërsi të banjës gjendet pyll me bli dhe gështenjë dhe shumë përrenj të pastër malor. Fieri në këtë zonë është i mbrojtur nga OKB-ja. I gjithë lokaliteti i banjave ofron kapacitete dhe kushte të shkëlqyera për kombinimin e shumë llojeve të turizmit. 

 

Ujëvara e Smolarës

Ujëvara e Smolarës gjendet në afërsi të fshatit Smolare, në malin Belasica, në një lartësi prej 600 metra mbi nivelin e detit. Lartësia e ujëvarës është rreth 35 metra. Në fund të ujëvarës është formuar një gropë gjigante, gjatësia e së cilës është pesë metra në drejtim me rrjedhën e lumit, gjerësia e saj është 11 metra, ndërsa thellësia rreth gjysmë metro. Afër saj është ndërtuar rrugë e përshtatshme dhe lokalitet të rregulluar për vizitorët me funksion turistike-rekreativ. 

 

Ujëvara Koleshino

Ujëvara e Koleshinos gjendet në rrjedhën e poshtme të lumit Baba, në një lartësi prej 500 metra mbi nivelin e detit. Lartësia e saj është 15 metra dhe gjerësia e ujit që bie është rreth 6 metra. Sipas formimit të saj përfshihet në ujëvarat tektonike. Rreth 100 metra afër ujëvarës gjenden disa ujëvara më të vogla dhe kaskade të shpërndara në varg me lartësi prej rreth pesë metra.

Martesat grupore në ujëvarën e Koleshinos – duke filluar nga martesa grupore prej 12 çiftesh në vitin 2008, nën sponzorizimin e komunës së fshatit Novo Selo (Fshati i Ri) dhe me bekime nga KOM-KO, ceremonia tradicionale e martesave grupore në gusht fiton interes dhe përkushtim të madh. 

 

Manastiri Shën Leontij, fshati Vodoça (shekulli XI)

Plot me murgj dhe jetë kishtare-liturgjike, konakët e rinovuar përsëri u bënë kompleks rezidencial të Eparkisë të Strumicës. Manastiri gjendet në fshatin Vodoça, i cili emrin e vet e ka marrë nga ngjarja monstruoze e vitit 1014, kur në këtë vend nën Malin Belasica Bizantinët ia nxorën sytë 14.000 ushtarëve të Mbretit Samuil (vadi oçi – Vodoça = nxjerrja e syve). Manastiri për një kohë të gjatë ka qenë rezidencë peshkopate të Eparkisë së Strumicës. Gjatë historisë së keqe të Maqedonisë është grabitur dhe pasuria e tij kulturore është shpërndarë në vendet fqinje.

Manastiri është ndërtuar në bazë të bazilikës së krishterimit të hershëm nga shekulli V dhe VI, themelet e së cilës janë ruajtur me mbetje nga kisha: ka pjesë nga absida e altarit dhe dhomë-mbledhja e shekullit VI dhe VII. Gjithashtu, nëpërmjet hulumtimeve arkeologjike në kompleksin e manastirit në Vodoça janë zbuluar mbi 1.000 vare me stoli dhe qeramikë nga shekulli XIV dhe XIX. Manastiri i Vodoçës ka ruajtur afreske mesjetare me rëndësi të madhe. Pikturimi karakterizohet nga zgjatja e trupave dhe modelimit të fortë të kokave të shenjtorëve. Të pikturuara në periudhën midis viteve 1018 dhe 1037, afresket nga Vodoça përfshihen midis kryeveprave mesjetare në pikturimin bizantin.

 

Manastiri Shën Maria Eleusa, fshati Veljusa (shekulli XI)

Një nga kishat më të vjetra të Maqedonisë, e cila asnjëherë nuk është shkatërruar dhe as rinovuar –siç është ndërtuar, e tillë është dhe sot, e zbukuruar nga dhëmbi i kohës. Manastiri gjendet mbi fshatin Veljusa, afër Strumicës. Nga ky vend shihet një panoramë e mrekullueshme të Fushës së Strumicës. Manastiri dhe konakët janë të njohura për arkitekturën, afreskeve, mozaikëve dhe ikonostasit të mermertë. Për origjinën e tij nga shekulli XI na dëshmon pllaka e mermerit me mbishkrim të donatorit, Peshkopi i Strumicës Manoljo dhe viti i ndërtimit 1080. Pllaka me mbishkrimin dhe ikonat më të mira janë vjedhur gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa manastiri është ndezur, por nuk është djegur. Dëshmi dhe pasojë e kësaj janë afresket e tymosura. Dikur ky manastir ka qenë për meshkuj, ndërsa në Vodoça ka pasur motëri, ndërsa sot është e kundërta.

Me vlerat artistike dhe thesarit të veprave të çmuara artistike, manastiri i tejkalon të gjitha arritjet artistike ekzistuese të kishave në rajonin e Strumicës. Kompozimi plotësisht i ruajtur që në kohën e ndërtimit të tij është Zbritja në ferr. Ekzistojnë dhe kompozime të tjera, pjesërisht të ruajtura nga kjo periudhë, si dhe i njohuri Kryqi i Veljusës – i vetmi i këtij lloji në botë. Para altarit ka fragmente prej mozaiku. Në dokumentet e pasura historike të ruajtura nga ky manastir (e disponueshme në manastirin Iviron në Malin e Shenjtë), kisha Shën Maria e Mëshirshme (Eleusa) ndërmerr një nga vendet më të rëndësishme në historinë kishtare dhe kulturore në Ballkan. 

 

Kullat e Mbretit (Carevi Kuli)

Zbulimet më të vjetra për fortesën e ngritur në kodrën jugperëndimore të Strumicës flasin për jetë para Perëndorisë Romake.  Kullat e Mbretit janë thesar arkeologjik nga koha parahistorike e deri në mesjetë. Sipas disa arkeologëve, këto mund të jenë mbetje nga qyteti antik Astraion. Të gjitha gjetjet e deritanishme tregojnë se në këtë lokalitet kanë qëndruar civilizime të ndryshme nga një periudhë prej rreth shtatëmijë vjet. Fortesa është ndërtuar në një pllajë të rrafshuar në majë të kodrës, i cili në mënyrë të pjerrët ngrihet mbi qytetin e Strumicës në një lartësi prej 445 metra, nga ku shihet e gjithë Fushëgropa e Strumicës. Në skajet e pllajës gjenden mbetje nga një mur mbrojtës, prej të cilit edhe sot shihet qartë pjesa perëndimore në gjatësi prej 40 metra. Me muret e tyre të trasha, Kullat paraqesin monument për rënien e shtetit Maqedonas të mbretit Samuil në vitin 1018. Ka shërbyer si fortesë edhe në periudhën osmane.

 

Në fortesë janë gjetur monedha bizantine nga shekulli XII dhe XIII. Janë zbuluar gjashtë gota fragmentare megare prej tipit homer, shumë të rralla në këto territore, të cilat kanë origjinë nga shekulli III ose i II para erës sonë. Gjithashtu janë gërmuar monedha antike nga koha e mbretit të fundit të Maqedonisë Mreti Persej, si dhe fragmente të afreskeve mesjetare të shekullit të XII dhe XIII. Gjithashtu janë gjetur monedha me imazhin e Filip II, më pas amfora, enë, kandarë, stoli, fragmente të vazove të pikturuara, qeramikë të lëmuar dhe të zezë, figura të tipit të azisë së vogël dhe artefakte të tjera, të cilat dëshmojnë se fortesa e Strumicës ka jetuar në mënyrë aktive deri në  fundin e shekullit të katërt para erës sonë. 

 

Kliko këtu për të parë listën e akomodimit në Strumicë

Kliko këtu për të parë listën e guidave turistike në Strumicë

Kliko këtu për të parë një listë të agjencive të udhëtimit në Strumicë

Promote your Service

Activity

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.