Struga
“Nuk ka tjetër si Struga”
Struga ka vendndodhje të përshtatshme. Gjendet në pjesën jugperëndimore të Republikës së Maqedonisë, në bregun verior të Liqenit të Ohrit, në të dyja anët të lumit Drin i Zi. Shtrihet mbi rrugën e dikurshme Via Egnatia.
Me emrin Struga vendbanimi përmendet që në shekullin e XI. Gjatë mesjetës ka qenë e njohur si vendbanim për peshkim, dhe gjatë një periudhe të gjatë ka qenë vendbanim pranë bregut të liqenit, ku popullsia merrej me peshkim, blegtori dhe bujqësi.
Me statusin qytet Struga përmendet në fund të shekullit të XVI (viti 1591) në dokumentet e delegatit Mletak në Kostadinopojë, Lovro Bernard. Në shekullin e XVII fiton rëndësi të madhe tregtare, çarshi, Pazar dhe panair të madh. Nga kjo periudhë me zhvillim të lartë ekonomik ka origjinë thënia Si Struga nuk ka tjetër.
Në fund të shekullit të XVII, për shkak të depërtimit të austriakëve në Gadishullin e Ballkanit, zhvillimi u ndal, por për shkak të vendndodhjes së përshtatshme në rrugën Via Egnatia, Struga arriti të mbijetojë si qytet, në të cilin në fund të shekullit të XVII dhe fillimit të shekullit të XVIII shpërngulej popullata shqiptare nga ultësirat perëndimore të Malit Jablanica dhe Malit Mokra.
Në fund të shekullit të XVIII dhe fillimit të shekullit të XIX qyteti shpesh plaçkitej nga banditë që vinin nga Shqipëria. Pasiguria shkaktoi ndalim të shkëmbimit tregtar. Në mes të shekullit XIX i pengua rënia e mëtejshme e vendbanimit. Atëherë është vënë re vrulli i dytë i shpërnguljes së popullatës shqiptare dhe maqedonase në qytet.
700 metra mbi nivelin e detit
Në vitin 1591 përmendet me statusin qytet
20. 000 banorë
Pasuritë historiko-kulturore të Strugës
Manastiri Kalishki (shekulli XIII)
Manastiri Stavropigial dhe rezidenca verore e kryetarit të kishës ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit.
Në Kalishta, në bregun e Liqenit të Ohrit, në një ambient natyror shkëmbor gjendet manastiri Rozhdestvo (Lindja e Krishtit) e Shën Mërisë, midis popullit të njohur si Manastiri Kalishki. Në kompleks përfshihet një shpellë dhe një kishë e re të dedikuara Rozhdestvo e Shën Mërisë, kisha e dedikuar apostujve të shenjtë Shën Pjetër dhe Shën Palit dhe kisha shpellore dedikuar Shën Atanasij. Kisha e re është rinovuar në vitin 1977, dhe themelet datojnë nga shekulli XIII. Në manastir ka jetë aktive të murgjve.
Kisha shpellore e Shën Atanasij gjendet pesë minuta larg konakëve të manastirit. Është ndërtuar në shekullin e XIII. E gdhendur thellë në shkëmb, në kishë mund të arrihet nëpërmjet shkallët e ngushta prej druri dhe hapjet e vogla në shkëmb. Ka shumë mundësi shpella të ketë qenë vend i vetmuar pranë Liqenit të Ohrit gjatë rritjes së monasticizmit në Maqedoni, në shekullin e XI dhe XII. Pranë kishës shpellore ka shumë qeli të murgjve të cilët jetonin, agjëronin dhe luteshin në to, të veçuar nga bota. Afresket më të bukura në shkëmbinjtë e kishës shpellore janë fytyrat e Shën Kiril Solunski Filozofi dhe Shën Kliment Ohridski, mësuesi dhe nxënësi, si veprojnë të kthyer përballë njeri-tjetrit. Ky është shembulli i parë i tillë në Maqedoni dhe në Ballkan.
Kisha shpellore Rozhdestvo e Shën Mërisë është ndërtuar në shekullin XIV dhe paraqet bazën në kompleksin e manastirit. Kisha gjendet në një shkëmb dhe në të gjenden tre qeli të murgjve - dy në katin e parë dhe një në katin e dytë. Në afërsi të kishës ka dy burime me ujë shërues të dedikuara Shën Pjetrit dhe Shën Ananijës. Në vetë shkëmbin ku gjendet shpella gjenden dhe qelitë e murgjve.
“Maria e Zezë”
Në kishë është gjetur dhe ikona e Shën Mërisë, e njohur si “Maria e Zezë”, e cila sot ruhet në kishën e re të manastirit. Mendohet se kjo ikonë ka fuqi të madhe shëruese.
Muzeu popullor Dr. Nikolla Nezlobinski - Nga koleksion personal në muze me ekspozita të përhershme. Muzeu popullor në Strugë është formuar në vitin 1928 nga Dr. Nikolla Nezlobinski, emigrant rus, i cili erdhi në Strugë pas Revolucionit Rus 20 vitet e fundit të shekullit të kaluar. Në fillim është hapur seksion natyror-shkencor, me koleksion të përhershëm zoologjik i përbërë nga koleksioni i tij personal, i cili sot është pasuruar me insekte, shpendë dhe peshq të shumëllojshme dhe me kafshë të tjera nga rajoni Ohër –Prespë. Nezlobinski dhe bashkëpunëtorët e tij përparuan qindra insekte, shpendë dhe kafshë, të cilat jetonin në moçalet në afërsi të Strugës. Shumë prej këtyre llojeve tashmë nuk ekzistojnë.
Më vonë, në vitin 1961 në muze është formuar seksion arkeologjik, në të cilin është vendosur një koleksion i pasur me sende nga periudha parahistorike dhe mesjeta. Në vitin 1974 është formuar galeria artistike Vangel Koxhoman, artist i njohur nga Struga, me ekspozitë të përhershme artistike. Muzeu kryen hulumtime dhe mbledhje materialesh nga fusha e historisë, arkeologjisë, etnologjisë, botanikës dhe zoologjisë. Në këtë muze organizohen shumë manifestime të ndryshme profesionale dhe ekspozita arti. Turistët dhe studentët duhet të vizitojnë këtë vend.
Kisha Shën Gjorgji (1835)
Piktoreske të pasura dhe ikonostas i gdhendur i mrekullueshëm
Shën Gjorgji paraqet kishë Katedrale qytetare në qendër të Strugës. Është ndërtuar mbi themelet e një kishe shumë të vjetër nga shekulli i XVI. Përmban afreske nga fundi i shekullit të XIX, por pasuri të vërtetë paraqet galeria e vogël e ikonave nga shekulli XIII deri në shekullin XIX, duke përfshirë dhe ikonën e njohur të Shën Gjorgjit të pikturuar në vitin 1267. Mbishkrimi i poshtëm prapa ikonës do të thotë “Struga e Ohrit”.
Shtëpia përkujtimore e vëllezërve Miladinovci
E rinovuar në bazë të themeleve të shtëpisë së vjetër të poetëve të njohur.
Shtëpia përkujtimore e vëllezërve Dimitar dhe Kostantin Miladinovci gjendet në qendër të Strugës. Është rinovuar në bazë të themeleve të shtëpisë së vjetër të vëllezërve Miladinovci. Në të gjenden materiale nga jeta dhe veprat e rilindësve të shquar maqedonas, fitues të Kurorës së Artë të poezisë. Në nder të arritjeve të tyre poetike dhe koleksioneve të këngëve popullore dhe krijimeve intelektuale, të shpallura në veprën e njohur Antologjia e këngëve popullore, sot mbahet manifestimi i njohur poetik Netët e Poezisë në Strugë. Manifestimi tradicionalisht fillon me poemën e paharrueshme Trishtim për jugun (T’ga za jug) nga Kostantin Miladinov, e shkruar gjatë periudhës të studimeve në Moskë.
Mbrëmjet Poetike të Strugës
Brigjet e Drinit të Zi
Ideale për shëtitje të qetë dhe kënaqësi në pamjen e mrekullueshme pranë vetë ujit, brigjet e Drinit të Zi kanë karrige dhe tenda dhe janë të lidhura me ura. Bregu nga ana lindore e daljes të lumit nga liqeni quhet “Sergej Esenin” dhe gjendet afër hyrjes të plazhit qytetar. Në këtë breg, pranë Eseninit, gjenden edhe bustet e Adam Mickjeviç dhe Aco Shopov.
Në këtë periudhë në qytet jetonin rreth 4.600 banorë.
Në fillim të shekullit të XX jeta ekonomike e Strugës bie. Veçanërisht e papërshtatshme ishte vendosja e kufirit me Shqipërinë në vitin 1912, me të cilën ngushtohen mundësitë për tregti.
Pas Luftës së Dytë Botërore qyteti shënon rritje të vazhdueshme të popullsisë: nga 4.923 banorë në vitin 1948 arriti në 20.000 banorë në vitin 2002. Sot Struga është qytet me pamje bashkëkohore dhe me veprimtari dytësore dhe terciare të zhvilluara.
Në ekonominë e përgjithshme të qytetit theks të veçantë është vendosur mbi zhvillimin e turizmit. Në veriperëndim, pas rrjedhës së Drinit të Zi, ekziston rrugë që çon drejt Dibrës dhe Shqipërisë, në verilindje lidhet me Kërçovën, Gostivarin dhe Tetovën, dhe nëpërmjet Ohrit, lidhet me Resnjën, Bitolën dhe Prilepin.
Ura e poezisë
Ura e poezisë gjendet në daljen e liqenit, në fillim të lumit Drin i Zi. Në nder të shkrimtarëve të shquar maqedonas – vëllezërit Miladinovci, nga viti 1962 tradicionalisht mbahet manifestimi poetik Netët e Poezisë në Strugë, në të cilën marrin pjesë poetë nga e gjithë bota. Atë natë Ura e Poezisë është skena më e madhe poetike në botë.
Rrjedha e Drinit të Zi
Lumi Drini i Zi fillon rrjedhën e tij nga Liqeni i Ohrit dhe vazhdon nëpërmjet qytetit, Fushës dhe grykës së Strugës, më pas vazhdon nëpërmjet Shqipërisë dhe derdhet në Detin Adriatik. Dalja e ujit nga Liqeni i Ohrit në afërsi të hotelit Drim është atraksion i veçantë për çdo vizitor të Strugës.
Gjysma e dytë e shekullit të XIX është periudha më e shquar për Strugën. Krahas tregtisë, zhvillim kanë pasur dhe zanatet, prej të cilëve zanati më i vjetër ka qenë punimi i qeramikës, si dhe zanatet të rrobaqepësve, këpucëtarëve dhe bukëpjekësve. Peshkimi ka qenë me rëndësi primare. Në mes të shekullit të XIX, krahas shkollës tetëvjeçare në qytet ka pasur dhe pro-gjimnaz, në të cilin merrnin pjesë dhe vëllezërit Kostantin dhe Dimitar Miladinov.
Vajza shkon të mbush ujë – Ky monument, i vendosur në qendër të Strugës, afër “urës së çarshisë” në anën e majtë të lumit, simbolizon të shkuarit tradicional të vajzave dhe nuseve për ujë në çezmat publike. I ngritur në vitin 1980, ky është simbol artistik i kushteve të jetës tradicionale dhe kulturës të popullsisë në periudhat e mëparshme.
Origjina e emrit
Me ardhjen e sllavëve në shekullin e VI, në ujërat e cekëta të liqenit bëheshin vende peshkimi të cilat quheshin strugi (strongi), dhe në të cilat peshkohej ngjala. Sipas tyre vendbanimi sllav morri emrin Struga, me domethënien “vend peshkimi”.
Pelikani
Si një nga shpendët më të mëdhenj që jetojnë në ujë, kryesisht në zonat më të ngrohta, pelikani tek ne gjendet vetëm në Liqenin e Prespës. Çdo vit, grupime prej njëqind shpendësh organizojnë qëndrim gjashtëmujor në Liqenin e Prespës (nga 15 prill e deri në 15 tetor). Periudhën e mbetur e kalojnë në pjesët jugore të vendit. Gjatë shpërnguljes së tyre në vjeshtë, ato mblidhen në grupe dhe pasi bëjnë një qarkullim njëditor mbi fushëgropën e Prespës, drejtohen drejt vendit ku kalojnë periudhën e dimrit. Pelikani nuk zhytet në ujë, por vetëm noton mbi të. Mënyra në të cilën gjuajnë është një pamje interesante. Me instinktin e tij të fortë zbulon grupimet e peshqve dhe pasi arin tek to, menjëherë pas tij ulen kormoranët, të cilët duke u zhytur dhe ndjekur peshqit krijojnë një simbiozë e të ushqyerit të përbashkët.
Click here to see Accomodation in Struga
Click here to see the list of Struga Tourist Guides
Click here for Struga city tours