Negotina
Negotino gjendet në pjesën qendrore të Povardaries së mesme, në rajonin plot me plantacione të rrushit, karakteristikë për këtë zonë që ofron mundësi për zhvillimin e turizmit alternativ të verës. Negotino gjendet rreth dy kilometra në perëndim të Vardarit, në një lartësi mesatare prej 150 metra. Ka pozitë të përshtatshme gjeografike – rrugore. Në afërsi të autostradës kalon dhe hekurudha nga Shkupi në Selanik, këtu kryqëzohen dhe drejtimet rrugore drejt Prilepit dhe Shtipit, ose, njësoj si në të kaluarën, këtu ndërpriteshin rruga e Vardarit dhe rruga përgjatë Lumit të Zi, i cili duke kaluar nga qafa Pletvar dhe nëpërmjet Pellagonisë, lidhej me rrugën Via Egnatia.
Emri i qytetit është marrë nga toponimi Antigonea, vendbanim i cili ekzistonte deri në vitin 518 në periudhën antike në afërsi të Negotinos së sotme. Si qytet është përmendur në gjysmën e parë të shekullit të XIX. Me ndërtimin e rrugës Prilep – Shtip në shekullin e XIX Negotino fiton rëndësi si stacion rrugor dhe bëhet qytet. Me ndërtimin e hekurudhës së Vardarit arrin zhvillim akoma më të madh. Para luftërave Ballkanike, Negotino ka qenë qytet me 700 shtëpi. Zhvillim të vërtetë në aspektin demografik dhe ekonomik të qytetit ndodh pas Luftës së Dytë Botërore. Në periudhën pas luftërave popullsia pëson rritje të vazhdueshme, kështu që nga 2.683 banorë në vitin 1948 arrin në rreth 13.000 banorë në vitin 2002.
Solunska Glava
Sfida më e shquar alpine në Maqedoni. Solunska Glava është maja e Malit Mokra, me një lartësi prej 2.540 metra mbi nivelin e detit. Objekt alpinist është ana jugore e majës, e cila ka një amfiteatër me gjerësi prej rreth pesë kilometra dhe lartësi prej 500 deri 1.000 metra. Përbërja gjeologjike përbehet kryesisht prej gurë gëlqeror, ku janë formuar shumë gropa. Një prej tyre është 450 metra e thellë dhe konsiderohet si një nga gropat më të thella në Ballkan.
Solunska Glava është piktoreske dhe e këndshme, gjithmonë në pritje për t’u ngjitur, por vetëm për alpinistë të mirë-përgatitur, sepse shkëmbi ka qasje të komplikuar dhe kuloar të paarrirë dhe të egër brenda tre ose pesë orëve nga shtëpia më e afërt malore. Periudha më e mirë për ngjitje është nga korriku deri në shtator. Emri Solunska Glava ka origjinë nga besimi se nga kjo majë duket Selaniku në pjesën Egje të Maqedonisë. Në Solunska Glava gjendet stacioni meteorologjik më i lartë i Maqedonisë.
Loranditi nga Alshar
Gjeologë të njohur botëror minierën Alshar e quajnë sekretin më të madh në planet, sepse ai fsheh sekretin se si lindi Kosmosi dhe Sistemi Diellor. Si detektori i vetëm natyror i neutrinos së diellit, grimca më e vogël e njohur deri më sot, loranditi i kuq dhe transparent, ka interes të veçantë për shkencën botërore në hulumtimet fondamentale për zbulimin e rolit të tij nëpërmjet eksperimenteve me diell artificial laboratorik me të cilin do të ndiqen reaksionet termonukleare.
Me këto hulumtime pritet të tregohet se si krijohet energjia e Diellit dhe mbi atë bazë të krijohet burim të ri dhe të fuqishëm energjik, të ngjashëm me atë të Diellit. Kjo do të thotë se mund të prodhohen të ashtuquajtura diej të vegjël, që do të zëvendësojnë centralet atomike dhe nuk do të jenë radioaktive. Për loranditin interes të madh kanë treguar NASA, si dhe institute kryesore nga Austria, Gjermania dhe Japonia. Në sasi më të vogla loranditi gjendet në SHBA dhe Kinë, por në Alsharin e Maqedonisë gjendet në sasi më të mëdha dhe në formë më të pastër.