Kërçova

 

Kërçova

Kërçova gjendet në pjesën qendrore të fushëgropës së Kërçovës. Ka pozitë të përshtatshme gjeografike dhe rrugore dhe shërben si kryqëzim i katër drejtimeve rrugore: në veri nëpërmjet qafës Strazha drejt Gostivarit, Tetovë dhe më tej drejt Shkupit, në jug nëpërmjet Presekës drejt Strugës dhe Ohrit, në juglindje drejt Demir Hisar dhe Manastir dhe në lindje nëpërmjet luginës të lumit Treska drejt Makedonski Brod, dhe vazhdon nëpërmjet Barbaras drejt Prilepit. Me hekurudhë,  nëpërmjet Gostivarit dhe Tetovës, lidhet me Shkupin.

Në aspektin historik, Kërçova për herë të parë përmendet në fillim të shekullit të XI (viti 1018) në një urdhër të mbretit Vasilie II, ku u përdor emri Kicavis. Në Mesjetë qyteti ka qenë qendër e rëndësishme ushtarake. Në fund të shekullit të XIV dhe fillim të shekullit të XV bie nën pushtimin osman. Që në fillim të shekullit të XIV fillon të zhvillohet si vend tregtar dhe vend të zanateve. Në shekullin e XVIII Kërçova ka qenë seli e kazës. Ndërtimi i rrugës Shkup – Kërçovë – Ohër në vitin 1919 kontribuoi në forcimin e funksionit të tij artizanal – tregtar.

Në fund të shekullit të XIX dhe fillim të shekullit të XX qyteti numëronte rreth 5.000 banorë, ndërsa pas luftërave Ballkanike numri i popullsisë ra në rreth 1.000 banorë. Pas Luftës së Dytë Botërore Kërçova pëson rritje të vazhdueshme të popullsisë. Në vitin 1948 ka pasur 7.280 banorë, në vitin 1961 ka pasur 10. 324 banorë, në vitin 1981 – 22.479 banorë, në vitin 1994 – 27.543 banorë, dhe në vitin 2002 ka pasur rreth 30.000 banorë. Rritje të theksuar të popullsisë është vërejtur nga viti 1961 deri në vitin 1981, kur popullsia ka pësuar rritje të dyfishtë. 

 

Nga Uskana në Kërçovë

Emri antik i qytetit është Uskana. Të dhëna për ekzistencën e kalasë mbi qytet, sot e njohur si Kitino Kale, ka që në antikën e hershme kur Uskana ka qenë qytet kufitar i Perandorisë Maqedonase. Në periudhën bizantine qyteti ka qenë i mirë-përcaktuar dhe përfaqësonte një qendër të rëndësishme ushtarake-administrative dhe tregtare. Dihet se këtu qëndronte dhe mbreti serb Urosh II në vitin 1320, gjatë luftërave Serbo-Bizantine, për këtë arsye ushtritë bizantine largohen nga qyteti, i cili bie nën pushtimin Serb. Shkrimtarët e huaj në Maqedoni nga shekulli XIV dhe deri në shekullin XV e përmendin si Kritçovo ose Krtçovo, emër që ndoshta është vënë nga Sllovenët. Pas pushtimit Turk në vitin 1385, gjatë periudhës otomane qyteti mbante  emrin Krtçovo. 

 

Historia dhe Kultura

 

Kalaja Kitino Kale

Kitino Kale quhet një pllajë specifike pranë Kërçovës. Në periudha të caktuara kohore aty ekzistonte vendbanimi kryesor me dy linja të fortesave të ngurta dhe disa kulla. Akoma qëndron njëra nga kullat, ku janë gjetur monedha nga koha e Aleksandrit të Maqedonisë dhe Justinijanit. Legjenda popullore thotë se në oborrin e kalasë jetonte Kita, një nga motrat e Krali Markos, sipas të cilës edhe kalaja mori emrin Kitino Kale. Në vitin 1741 në një pjesë të Kalasë u ndërtua një orë qytetare, e cila nën urdhrin e Serbëve u shemb në vitin 1938. Në shekullin e XIX në kala jetonin  funksionarët e lartë dhe drejtuesit turk. Në pllajën e kalasë tani kanë mbetur vetëm themelet. Pjesa e mbetur është relativisht e ruajtur dhe gjendet nën dhe. Në vitin 1968 në Kitino Kale u ndërtua urna përkujtimore e luftëtarëve të Luftës së dytë Botërore. Në atë periudhë kalaja përsëri u bë qendër e qytetit. Sot kalaja është lokalitet arkeologjik, ku i gjithë vendi është rregulluar në formën e një parku dhe paraqet një vend të këndshëm për rekreacion dhe shoqërim gjatë ditës dhe festave të natës. Kalaja është objekt kryesor për vizitorët në këtë  rajon.

 

 

Kisha e Shën Pjetrit dhe Shën Palit (1907)

Tempujt e para të krishterimit në Kërçovë përmenden në shekullin e V dhe të VI. Më parë në Kërçovë ka pasur tre kisha, të cilat janë shkatërruar gjatë pushtimit osman. Kisha e Shën Pjetrit dhe Shën Palit është ndërtuar mbi themelet e objektit më të vjetër në vitin 1907, dhe është shenjtëruar në vitin 1917. Në vitin 1943 është pajisur me kambanë, dhe sot rinovohet dhe pajiset me objekte të tjera shoqëruese: pagëzimore, dhomë-ngrënie, bibliotekë kishtare. Me rregullimin e brendshëm dhe të jashtëm reflektohet uniteti arkitektonik dhe madhështia e kishës. 

 

Nëna e Shenjtë e Perëndisë së Manastirit-Papërlyer

Tempull i shenjtë për dy besime fetare: kisha e manastirit është ndërtuar në mënyrë të tillë që nën të njëjtën çati, krahas kishës së krishterë, gjendet dhe ornament islamik. Manastiri është dedikuar Blagoveshtenie-s (Lajmit të mirë) por emri i përgjithshëm është Preçista (Nga festa Hyrja e Shën Mërisë në tempull). Është ndërtuar në vitin 1316. Ndodhet në afërsi të Kërçovës, në malin Cocan, 920 metra mbi nivelin e detit. Më përpara është quajtur Manastiri i Krninës, nga fshati Krnino, që ka ekzistuar në afërsi të tij deri në shekullin XIX. Sot manastiri Shën Mëria Preçista është manastir i grave.

Në vitin 1558 manastiri është djegur deri në themel, por murgjit arritën të shpëtohen me anë të tuneleve nëntokësore. Manastiri ka pasur vulë që nga viti 1763. Në vitin 1848 u dogjën të gjithë librat fetarë të manastirit të cilët për momentin ishin aty, pas urdhrit të mitropolitit grek Meletij. Pas kësaj, shërbimi fetar vazhdoi të mbahet në gjuhën sllave. Kisha e sotme daton nga viti 1850. Në ndërtimin e tempullit të ri madhështor kanë punuar mjeshtrit miak të  grupit të Diço Zografi, i cili mbaroi pjesën e altarit, dhe pas tridhjetë vjet djali i tij Avram mbaroi afresket të cilat mahnitin me bukurin e tyre. Gjithashtu vlerë të veçantë kanë ikonostasi dhe librat e kishës, ndër të cilat është dhe Ungjilli i katërt nga shekulli XIV dhe Libri i Psalmeve nga shekulli XV. Në kishë ndodhet një burim me ujë të shenjtë, dedikuar Shën Mërisë. Në këtë manastir në datën 2 gusht të vitit 2012 KOM-KO kanonizoi shenjtorët e parë, tre murgjit martir nga shekulli XVI.

 

 

Krenari

Poçet qeramike nga Vraneshtica

Bashkësia e poçeve nga Vraneshtica, me rreth 30 mjeshtër, është më e madhja dhe më e njohura në Maqedoni. Ata e vazhdojnë traditën pesëshekullore të zanatit, i punuar me përvojën dhe mjeshtërinë e paraardhësve të tyre. Pothuajse çdo familje në Vraneshticë bën poçe dhe të gjithë janë mjeshtër të shkëlqyer.  

Vraneshtica 

Vraneshtica gjendet 12 kilometra larg Kërçovës, në ultësirën e malit Babasaç, në pjesën e fundit jugore të Fushëgropës së Kërçovës, jo larg anës së djathtë të rrugës Kërçovë – Makedonski Brod. Në një lartësi prej 600 metra mbi nivelin e detit, fshati dhe rrethina e tij janë të njohura për pyjet e pasura dhe ajrin e pastër malor. Fshati kufizohet me tre kisha, për të cilat banorët thonë se janë të vjetra rreth disa qindra vjet. Fshati ka tre gjetje të mëdha dhe të pasura me argjile. Në rrethinën më të gjerë deri tani janë gjetur 470 enë të mëdha dhe të vogla, të cilat datojnë para 2500 vjet. Mjeshtrit akoma e gërmojnë argjilën dhe e përpunojnë njësoj si para qindra vjetësh.

Gërmojnë me lopata dhe e pjekin në furra me dru. Në fshat ka 70 furra, disa janë rreth 200 vjet të vjetra. Sendet pikturohen me gishta ose me llullë, mjet special i cili mbushet me bojë dhe ajo del si nëpër tub. Mjeshtrit vetë i bëjnë bojërat (e bardhë, e kuqe ose blu) dhe me tetnikë pedante për të përzier fitojnë nuanca të bukura dhe poçe të dizajnuara në mënyrë të mrekullueshme.  Turistët kureshtar gjithmonë kanë mundësi të vizitojnë shtëpitë miqdashëse dhe dinjitoze me sende të ndryshme qeramike: poçe me bilbil, tava, pjata, enë për të pirë, poçe të mëdha. Koha e duhur për vizitë është fillimi i sezonit kryesor për ndërtimin e poçeve, i cili është lidhur me traditën fetare. Çdo vit gjatë Pashkëve të gjithë mjeshtrit mblidhen në mes të fshatit dhe ekspozojnë punët e tyre.

Krushino

Vend i pashmangshëm për vizitë në rajonin e Kërçovës. Krushino është qendër sportive-rekreative, i cili pret vizitorët me pyje të pastra për shëtitje dhe ofron natyrë të qetë për pushim dhe vend të shkëlqyer për rekreacion. Gjendet vetëm tre kilometra larg qendrës së Kërçovës, në shpatet e Bistrës. Në Krushino është kënaqësi të shëtitësh nëpër pyjet e dendura dhe të shijosh specialitetet vendase.  

Promote your Service

Activity

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.