Koçani

 

Koçani

Qyteti i Orizit është konsideruar të jetë një nga qytetet më të mira të rregulluara në shtet.

Pazar i njohur për oriz dhe afion. Por, për shkak të luftërave Ballkanike dhe Luftës së Dytë Botërore pëson ngadalësim të zhvillimit. Ndërtimi i hekurudhës në vitin 1926 ishte shumë i rëndësishëm për zhvillimin e qytetit. Si stacion i fundit, qyteti fitoi rolin e qendrës konventë për të gjitha vendbanimet e pjesës lindore të tij. Gjatë Luftës së Dytë Botërore një pjesë e qytetit u dogj dhe u shkatërrua. Pas luftës, Koçani zhvillohet si një qytet bashkëkohor.

Në vitin 1948 numri i popullsisë ishte rreth 7.000 banorë, ndërsa në vitin 2002 arriti rreth 30.000 banorë,  rritje e cila përshtatet me zhvillimin e veprimtarive ekonomike dhe jo-ekonomike në qytet dhe rritjen e atraksionit të qytetit si vend për të jetuar. Në ekonomi dominon bujqësia (sidomos kultivimi i orizit) dhe industria (metali dhe përpunimi i metalit, prodhimi i letrës dhe industria e drurit), duke pasur kështu një funksion industrial-agrar në rajon. Koçani sot është qendër administrativo-drejtuese, kulturore, shëndetësore dhe ekonomike në rajon.  Gjithashtu është qendër gravitacionale dhe për një pjesë të zonave të Delçevës dhe Vinicës. 

 

 

Liqeni Gratçe

Liqeni Gratçe është akumulacion i vogël artificial në afërsi të Koçanit, i ndërtuar në Lumin e Koçanit  në vitin 1959, në ultësirën e Maleve të Osogovës. Pranë liqenit punojnë objekte bashkëkohore turistike-hotelerie. I vendosur në një grykë jashtëzakonisht piktoreske, Gratçe është lokalitet mjaft i njohur për turizëm rekreativ dhe për piknik.

 

Ponikva

Një nga qendrat më të njohura turistike dimërore dhe vendbanime-fundjavore në Maqedoni. 

Ponikva gjendet në afërsi të Koçanit, në një lartësi prej 1.560 metra mbi nivelin e detit, në një zonë me pyll të dendur ahu dhe vegjetacion të shumëllojshëm në Malet e Osogovës. Qendra sportive-rekreative përfshin dy ski-lifte, shtëpi për pushime fundjavore, auto-kampe, bungajë, objekte për furnizim ditor, dhoma për më shumë qëllime, terrene për sport dhe rekreacion, objekte hotelerie, servis dhe shërbime për pajisje për skijim. Në Ponikva, përveç vendbanimit-fundjavor dhe disa moteleve, ka edhe vendpushim për fëmijë me kapacitet prej 220 krevate.

Bukuritë natyrore, ambienti ekologjikisht i pastër dhe klima e përshtatshme janë parakushte të shkëlqyera për vizitorët e shumtë në Ponikva. Pranë terreneve sportive tashmë të ndërtuara, në plan qëndron ndërtimi i shtigjeve për biatlon dhe vrapim nordik. Si atraksion turistik të veçantë për adhuruesit e gjuetisë, në afërsi të Ponikvës gjendet dhe rezervati për gjuetinë e kafshëve të egra. Gjuetia komerciale-rezervati, krahas akomodimit, vizitorëve u ofron mundësi për gjuetinë e drerëve, sorkadheve, kaprolleve, muflonëve dhe derrit të egër.  

 

Monumenti i Lirisë

Objekt monumental në kodrën Lokubija, në pjesën veriperëndimore të Koçanit, i ngritur si kompleks me konstruksione muri të hapura. Monumenti i Lirisë në Koçan është ndërtuar në periudhën midis viteve 1975 deri 1977. Zgjidhja artistike-arkitektonike është vepër e Gligor Çemerski dhe Radovan Ragjenoviq. Monumenti plotësisht u përfundua dhe u dorëzua në përdorim në vitin 1981.

U krijua në formë specifike të plastikës arkitektonike dhe formë të modifikuar të bazilikës së hapur. Në një mozaik prej 355 m² është kurorëzuar dhe kapur lufta historike e popullit Maqedonas  për liri nga periudha e Ilindenit dhe deri në Luftën e Dytë Botërore. Me devotshmëri të veçantë në monument janë gdhendur emrat e luftëtarëve që humbën jetën nga Koçani dhe rajoni i Koçanit.

Krahas vlerës historike dhe artistike, kompleksi ka dhe vlerë përdorimi me ndërtimin e skenës së tij amfiteatrale, e cila përdoret për performanca, shfaqje teatrale dhe mbledhje të tjera. I shpallur si monument i kulturës, Monumenti i Lirisë është regjistruar në Zyrën për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore. 

 

 

Lokaliteti Arkeologjik Morodvis

 

Pasuri me sende të vlefshme nga kultura të ndryshme – nga koha e Justinijan I dhe deri sot. Morodvis është vendbanim në Fushëgropën e Koçanit, ku gjenden disa gjetje arkeologjike. Një prej tyre është lokaliteti Gradishte, vendbanim i themeluar në kohën e antikitetit të vonë dhe Mesjetë, i vendosur në një kodër në pjesën jugore të Morodvis. Bëhet fjalë për një cisternë drejtkëndore, nën të cilës është ndërtuar kisha Shën Simeon. Lokaliteti i dytë është Grobjani Rid, objekt Mesjetar dhe nekropol. Më pas, Crkvishteto Morobidzon, kompleks i antikitetit të vonë dhe mesjetar prej shumë lokalitetesh, ku është zbuluar një kishë përfaqësuese e rrethuar me gardh. Këtu gjendej një qendër kishtare e rajonit të Bregallnicës. Një nga katër kishat më të vjetra të gjetura në Crkvishte daton midis shekullit të V dhe të VI, ndërsa më e reja daton nga shekulli XVI.  Dy kishat e tjera datojnë nga shekulli XI dhe XIII. 

 

Orizi i Koçanit

Prodhimi i orizit dhe mënyra e prodhimit të tij janë atraksion i veçantë për njerëzit që për herë të parë e shohin atë. Ky është përjetim i jashtëzakonshëm, duke marrë parasysh faktin se numri i lokacioneve ku kultivohet orizi në Evropën Jugore është shumë i vogël. Ka shumë specialitete gastronomike që përgatiten nga orizi i Koçanit, karakteristike për Fushëgropën e Koçanit. 

 

Promote your Service

Activity

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.