Kavadarci

 

Qyteti i Verës - Qendra e vreshtave

 

Kavadarci gjendet në pjesën qendrore të Maqedonisë dhe  është qendra më e madhe qytetare në zonën e Tikveshit. Ekonomia mbështetet në vreshtari dhe në industrinë për prodhimin e verës, kështu që rrushi është tipari dallues i qytetit dhe rajonit.

Kavadarci lidhet me rrugën magjistrale Shkup-Gjevgjeli dhe me rrugën që çon drejt Prilepit, si dhe me rrugën magjistrale drejt Ohrit. Nëpërmjet qytetit rrjedh lumi Luda Mara. Vendbanimi u themelua në fund të shekullit të XVII, pas luftës Austri-Turqi (1689-1690). I vendosur në rrugën Prilep – Demir Kapi – Selanik dhe  me vendndodhje të përshtatshme, ky vendbanim ka tërhequr  shpërnguljen e njerëzve të tjerë nga rrethina. 

Si vendbanim qytetar për herë të parë përmendet në vitin 1823. Në vitin 1975 ishte një qytet i vogël me rreth 2.000 banorë dhe një qendër e veçantë ekonomike. Popullsia merrej me bujqësi, tregti dhe zejtari. Rritje më të theksuar është vërejtur pas ndërtimit të linjës hekurudhore Selanik – Shkup (1872 - 1874), kur u zhvillua tregtia me verë dhe afion. Që atëherë Kavadarci ka rol si një qendër drejtuese-administrative për rajonin e Tikveshit. Në vitin 1879 selia administruese për një kohë të shkurtër është zhvendosur në Negotino. Në fund të shekullit të XIX qyteza ka numëruar 1.300 shtëpi.

 

 

Monumentet historike

 

Urna memoriale e luftëtarëve të vdekur në NOV në rajonin e Kavadarcit, e themeluar në vitin 1976, në një nga parqet më të rregulluara dhe ndoshta më të mëdha qytetare në Maqedoni, në një lartësi mesatare 305 metra mbi nivelin e detit dhe me një pamje mahnitëse të Kavadarcit dhe Tikveshit.

Monumenti i 12 të rinjve në Vatasha është ngritur në vendin ku ka ndodhur një nga krimet më të mëdha gjatë Luftës së Dytë Botërore në Maqedoni. Parku-përkujtimor është hapur në 11 tetor 1961. 12 pemët e panjës dëshmojnë për 16 korrikun 1943, kur pushtuesit bullgar gjuajtën dhe masakruan dymbëdhjetë të rinj nga fshati Vatasha në moshë prej 15 deri 27 vjet. 

 

 

Liqeni Tikvesh

Nga zona më e thatë në vend, Tikvesh u transformua në një oazë të gjelbër me plantacione të paspecifikuara me vreshta dhe pemë. Liqeni Tikvesh është formuar në rrjedhën e poshtme të Lumit të Zi, para daljes të lumit në Fushën Vozarsko. Liqeni është një nga akumulacionet më të mëdha artificiale, me një sipërfaqe prej 14 km², me gjatësi prej 28 km dhe vëllim prej 475x10 6 m³. Liqeni është formuar në vitin 1968 duke ndarë me digë kanionin e lumit, diga është 104 metra e lartë dhe e ndërtuar duke hedhur gurë dhe baltë. Akumulacioni përdoret për ujitje dhe prodhim të energjisë elektrike. Sot, liqeni ka karakter rekreativ-turistik, me një numër të madh shtëpish për pushime dhe objekte hotelerie. Liqeni përdoret dhe për peshkim sportiv. Liqeni është i pasur me peshq, sidomos peshku mustak i cili arrin një gjatësi prej 2 metra.  

 

 

 

Ishulli Qytet – qyteti mesjetar Tikvesh gjendet rreth dy kilometra larg fshatit Resava, në një kodër 80 metra të lartë mbi grykëderdhjen të gjerë të Lumit Tikvesh në Lumin e Zi. Në shekullin e III para erës sonë në atë vend qëndronte një vendbanim, i cili në antikitetin e vonë u rinovua dhe u forcua me kulla. Pranë mureve janë gjetur themelet e shumë ndërtesave. Me ndërtimin e akumulacionit të liqenit, në ishullin e sotëm gjenden mbetje të qytetit vetëm në pjesën e tij të sipërme.   

 

Manastiri Polog

Shën Gjergji (shekulli XIV). Në manastir arrihet vetëm me varkë. Manastiri është një perlë e artit mesjetar Maqedonas. I ndërtuar në gjysmën e parë të shekullit të XIV, 20 kilometra në jugperëndim të Kavadarcit në ultësirën e malit Visheshnica, në bregun e majtë të liqenit të sotëm të Tikveshit. Kisha ka brendësi plotësisht piktoreske. Është e njohur për afresket e saj të shekullit të XIV, dhe akoma më shumë për shandanin (llambadarë kishe) të gdhendur në dru në vitin 1492, i cili është gdhendja më e vjetër në Maqedoni. 

 

Liqeni Moklishko

Objekti më i ri natyror hidrografik në Evropë, ndoshta edhe në botë. Liqeni Moklishko gjendet në lokalitetin Moklishte, mbi Kavadarcin, në luginën e lumit Luda Mara. Liqeni është formuar në vitin 1956, rrënimi i kodrës ka bërë digë natyrore në luginën e lumit Luda Mara dhe më pas vendi është mbushur me ujë. Për këtë arsye, në literaturën profesionale ky liqen klasifikohet si liqen urnik. Vetëm për disa minuta natyra ka krijuar digën e liqenit. Gjatë asaj ngjarje kodra ka mbuluar tufën e deleve dhe barinjtë e saj.  

 

Kisha Shën Dimitrija (1834)

Kisha paraqet bazilikë tre nefshe me absidë gjysmë rrethore në pjesën lindore. Ka oborre në anën jugore dhe perëndimore. Ikonostasi përbëhet nga ikona frontale të apostujve dhe nga ikonat festive. Numri më i madh i ikonave kanë origjinë të kohëve të fundit. Në anën jugore ndodhet një kishës kushtuar Shën Petka, dhe në anën perëndimore të kishës ndodhet një galeri në katin e sipërm. Afresket në brendësinë e kishës kanë shtresën e tretë të pikturimit të punuara në kohët e fundit. 

Pas Luftës së Dytë Botërore në qytet u rrit numri i popullsisë dhe zhvillimi i ekonomisë. Në vitin 1948 numëronte rreth 6.000 banorë, ndërsa në vitin 2002 numri i popullsisë u rrit në rreth 30.000 banorë.

Kavadarci ka funksion të rëndësishëm administrativo-drejtues, ekonomik, kulturor-arsimor dhe shëndetësor në rajonin e tij. Ka zonë të gjerë të ndikimit në fshatrat rreth tij, por edhe tek fshatrat jugore dhe në pjesën kodrinore - malore të fushëgropës.   

 

Muze – galeri

Muze-galeria e Kavadarcit punon nga viti 1976. Ka në dispozicion departament historik, arkeologjik, etnologjik dhe për mbrojtjen e monumenteve të kulturës.

Krahas përzgjedhjes, përpunimit, mbrojtjes dhe prezantimit të materialeve të muzeut, merret edhe me veprimtari galerie. Në oborr është vendosur Lapidari-monumente prej guri me vlerë të madhe kulturore dhe historike.

 

Mermer i bardhë i thërrmuar në kokrra të mëdha

Lokaliteti Strupliva Çeshma, fshati Sirkovo

Shekulli i II-I para erës sonë – shekulli i II-III

 

Enë qeramike

Likaliteti Gradishte, fshati Glishiq

Shekulli i II para erës sonë

 

Figura e hyjnorit Merkur

Lokaliteti Bunishte, Kamen Dol

Periudha romake mbretërore

 

Enë në formën e brokës

Lokaliteti moklishko Kale, fshati Vatasha

Periudha e hekurit II

Rajoni i Vardarit të Mesëm 

 

 

Click here to see Accomodation in Kavadarci

Click here for Kavadarci City tours

Click here to see the list of Kavadarci Tourist Guides

Promote your Service

Activity

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.