Gjevgjelia

 

Kushtet e favorshme klimaterike kanë mundësuar të rriten frutat e ndryshme mesdhetare si: fiq, shegë, ullinj, mandarina dhe limon

Gjevgjelia gjendet në pjesën jugore të Republikës së Maqedonisë, në Fushëgropën Gjevgjeli-Valandovë. Gjevgjelia është qytet kufitar, i vendosur tre kilometra larg kufirit me Greqinë. Ka pozitë të përshtatshme trafiko-gjeografike. Gjendet në afërsi të rrugës kombëtare që çon drejt Greqisë dhe linjës hekurudhore e cila lidh Shkupin dhe Selanikun me Evropën dhe me Lindjen e Afërt.

Si vendbanim për herë të parë përmendet në dokumentet zyrtare turke të vitit 1664. Ai ishte një vendbanim feudal dhe një qendër qarku gjatë administrimit turk në periudhën midis viteve 1665 dhe 1832. Në këtë periudhë një pjesë e popullsisë merrej me rritjen e krimbit të mëndafshit. E vendosur pranë rrugëve kryesore që kalonin nga Selaniku dhe Dojrani për në Shkup dhe Strumicë, në mes të shekullit të XIX, Gjevgjelia shënon një zhvillim të shpejtë ekonomik. Zhvillim të shpejtë arrin veçanërisht pas ndërtimit të hekurudhës Shkup-Selanik, kështu që në vitin 1877 vendbanimi ka pasur mbi 2.000 banorë.

Në periudhën pas luftës shënon një rritje të vazhdueshme të popullsisë – prej rreth 6.000 banorë në vitin 1953 deri rreth 15.000 banorë në vitin 2002. Njëkohësisht, Gjevgjelia rritet edhe në aspektin ekonomik. Interesat ekonomike të Gjevgjelisë janë orientuar drejt zhvillimit të bujqësisë, industrisë, tregtisë dhe turizmit. Sot Gjevgjelia është qytet kufitar bashkëkohor me të gjitha funksionet e nevojshme qytetare, rreth të cilit gravitojnë mbi 30 vendbanime. Në zonën e saj ka funksionin e një qendre kryesore.  

 

Banjat e Negorcit - Ekskluziviteti i banjave qëndron në aftësitë shëruese të ujit mineral. Banjat e Negorcit gjenden në afërsi të fshatit Negorci, katër kilometra larg qytetit të Gjevgjelisë. Sistemi hidrotermal përbëhet nga shumë burime dhe gropa. Kapaciteti i ujit të banjave është rreth 100 l/sek. Temperatura në burimet e ndryshme lëviz nga 36 deri 50°C. Sipas përbërjes kimike, uji i takon tipit natrium-sulfat, dhe në afërsi të banjave ka baltë termominerale. Uji dhe balta kanë efekte balneologjie për shërimin e gjendjeve nervore, reumatike, post-traumatike, dhe dëmtime të indeve të buta. Të vendosura në ultësirën e Kozhufit, banjat kanë në rrethinën e tyre 36 hektarë pyje të dendura. Me një lartësi prej 59 metra mbi nivelin e detit, kjo është banja më e ulët në vend. Në një sipërfaqe prej 25 hektarë, kompleksi i banjave është zhvilluar në një qendër moderne shëndetësore dhe turistike. 

Kozhuf - Me terrene si në përralla, kjo është një nga ski-qendrat më elite në Evropën Juglindore.

Kozhuf është masiv malor në pjesët jugore të Republikës së Maqedonisë, në kufirin Maqedoni-Greqi. Maja më e lartë është maja Zelen Breg, rreth 2.200 metra e lartë. Vetëm 210 kilometra larg Shkupit dhe 130 kilometra larg Selanikut, në një sipërfaqe prej 2.000 hektarë, këtu gjendet ski-qendra më e re në Maqedoni, ndërtimi i të cilës filloi në vitin 2001. Qendra është e pajisur me pajisjet më bashkëkohore dhe ka kushte të shkëlqyera për skijim. Momentalisht ka në dispozicion dy ski-lifte me kapacitet mbajtës prej 3.000 skiatorë në orë deri në majën e teleferikut, një lift gjashtë-vendesh i cili është i vetmi i këtij tipi në Ballkan, restorant, bulmetore, 16 apartamente dhe 16 kilometra rrugë për skijim. Kjo qendër është e vetme në Maqedoni që ka pajisje për prodhimin e dëborës artificiale.

Ajri i pastër, dielli dhe bukuritë natyrore janë ato që më së shumti mahnitin vizitorët e Kozhufit. Terrenet e gjera dhe pa pyje të skijimit, vendndodhja dhe resurset natyrore me të cilat disponon Kozhufi e bëjnë këtë ski-qendër një destinacion të ri dhe tërheqës për turizëm dimëror në Maqedoni. Por, Kozhufi mbetet tërheqës edhe në periudhat e tjera të vitit, sepse ofron kushte të shkëlqyera për turizëm historik, çiklizëm malor, kalërim, parashutizëm, shëtitje dhe gjueti, ndërsa diga e lumit Toçnica ofron mundësi për peshkim dhe kajak.

 

 

Vardarski Rid (Kodra e Vardarit)

Qytet i vjetër i Maqedonisë, një nga lokalitetet më të njohura arkeologjike në Evropë. Vardarski Rid është gjetje arkeologjike në afërsi të Gjevgjelisë, pranë lumit Vardar. Aty është zbuluar një vendbanim me disa shtresa i cili daton nga periudha parahistorike dhe nga periudha antike, me jetë intensive dhe të vazhdueshme nga fundi i periudhës së bronzit dhe deri në rënien e shtetit të lashtë Maqedonas dhe themelimin e dominimit romak në këto pjesë të Ballkanit. Janë gjetur gjurmë nga objekte të fortifikuara të ndërtuara me gurë të thyer dhe llaç me gëlqere. Janë regjistruar mbetje nga katër shtresa kulturore.

Vardarski Rid është qyteti i vetëm në Republikën e Maqedonisë ku është identifikuar periudha e Filipit dhe Aleksandrit të Maqedonisë. Janë gjetur mburoja, helmeta të Maqedonisë dhe diell me gjashtëmbëdhjetë reze. Ky lokalitet ka gjashtë horizonte e të jetuarit, dhe sendi më i vjetër i gjetur është një sëpatë e cila daton 5.000 vjet para erës sonë.  

Nga gjetjet qeramike më të zakonshme janë përfaqësimet terakote të hyjnive, figura të ndryshme antropomorfe dhe zoomorfe, si dhe shumë sende të tjera qeramike, të gjitha prej prodhimit shtëpiak. Numri i vogël i mostrave qeramike të importuara datojnë nga shekulli V - VI para erës sonë. Nga gjetjet e lëvizshme metalike, më karakteristike janë armët, më pas stolitë dhe mjetet, numri i madh i çelësave, enë kuzhine dhe të tjerë. Jeta në Vardarski Rid shuhet gradualisht gjatë shekullit të I para erës sonë.

Figura terrakote të hyjneshave (shekulli III-II para erës sonë)

Statujë mermeri të Afroditës (shekulli IV para erës sonë) 

 

Click here for Gevgelija city tours

Click here to see Accomodation in Gevgelija

Click here to see the list of Gevgleija Tourist Guides

Click here to see a list of Travel Agencies in Gevgelija

Promote your Service

Activity

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.