Shoping

 

Qendra tregtare dhe pazare

 

Çarshia e Vjetër

 

Edhe pse disa pjesë të Çarshisë së Vjetër janë prishur për të ndërtuar rrugë dhe parkingje, ajo përsëri mbetet një nga çarshitë më të mëdha të Ballkanit. E njëjta zhvillohej dhe ndryshohej gjatë shekujve, por përsëri mbajti përdorimin e saj origjinal si vend për shoping.

Çarshia e vjetër asnjëherë nuk ka qenë vend për të jetuar, por gjithmonë ka qenë vend për shoping dhe zonë kontakti për popullatën myslimane dhe të krishterë, sepse ato jetonin në pjesë të ndara të qytetit. Ajo është rrjet/strukturë me shumë rrugë me dyqane të vogla e të rreshtuara. Zanatet gjithashtu kanë qenë të ndara midis të krishterëve dhe myslimanëve.

Dyqanet që përdornin kishin gjithashtu madhësi të njejtë, pavarësisht nëse ato ishin pronë e krishterëve apo myslimanëve. Çdo rrugicë ka qenë mikpritës i zanateve të ndryshme, ndërsa të gjitha dyqanet e një zanati gjendeshin në një rrugicë (për shembull, rruga e artarëve, e këpucarëve, e qeramikës, e rrobaqepësve etj.)

Dyqanet i mbyllnin me kapakë druri të cilët i ulnin derisa dyqani ishte hapur dhe malli ekspozohej mbi ato. Çarshia e vjetër ishte rrethuar me pazare.

Kujdeseshin për higjienën dhe pazare të ndryshme ishin vendosur në anën e kundërt të çarshisë  (për shembull pazari i ushqimit gjendej në anën e kundërt të pazarit për kafshë; pazari për qumësht, produktet bulmetore dhe mjalti gjendeshin në anën e kundërt të pazarit për dru etj.)

Pranë dyqaneve, në Çarshinë e vjetër ekzistonin dhe objekte të tjera, si hamame (banja turke), hane (hotele), xhami dhe disa kisha.

Muret e jashtme zakonisht ishin të rrethuara me dyqane, që të shfrytëzohej vendi. Madje edhe sot është e vështirë të gjendet diçka nga ky objekt. 

 
 

Bit Pazar

 

Pazari i gjelbër më i madh në Shkup. Fillon aty ku mbaron çarshia, dhe qëndron në të njëjtin vend për disa qindra vjet. 

Shëtitja nëpër të mund të jetë zbavitëse, këtu mund të blini fruta, perime, sallatë, djathë, erëza dhe lule të lira.  

Edhe një Pazar tjetër të mirë për të vizituar është Pazari i gjelbër (zeleno pazarçe) në afërsi të ndërtesës së Parlamentit, si dhe pazari Bunjakovec në afërsi të Kishës katedrale (Soboren hram).

 

Skopje City Mall

 

Qendra tregtare më e madhe në Shkup. Këtu mund të gjeni të gjitha markat ndërkombëtare, siç janë Zara (Zara), Mango (Mango), Springfilld (Springfield), Pull&Ber (Pull&Bear), Bershka (Bershka), Njujorkër (New Yorker), DM drogerie (DM) dhe supermarketi Karfur (Carrefour).

Në qendrën tregtare gjenden dhe disa kinema Sineplekse (Cineplexx), si dhe klube boilingu. 

 

Ramstore Mall - Qendra tregtare Ramstor

 

Ramstor (Ramstore) është qendër tregtare e ndërtuar dhe e organizuar me stil amerikan, me dyqane të bukura, restorante, kafene dhe kinema. 

 

GTC - Qendra tregtare qytetare 

 

Qendra më e madhe e shopingut në qytet. E ndërtuar në vitin 1970, sipas projektit të arkitektit Zhivko Popovski. Në të ka kafene, bare, banka, dyqane, madje edhe klub boilingu.

 

Super VERO Center - Qendra Super Vero 

 

Në bulevardin Kuzman Josifovski – Pitu gjendet edhe një qendër tregtare nga tipi amerikan, i ndërtuar kohët e fundit dhe është pjesë e grupit VERO.

Është shumë i gjerë, me supermarket shumë të madh, disa restorante dhe kafene, dyqan shumë i madh i markës “Xhambo (Jumbo)“ (për pazar gjithëpërfshirës) dhe të gjitha llojet e dyqaneve të vogla për veshje, aksesorë, T-Mobile/T-Home,  ONE dhe VIP sallone etj. Ka hapësirë të mirë parkimi.

 

QT “Biser“

 

Kjo është qendër më e re tregtare me kafene të këndshme, bare dhe dyqane. Gjendet në komunën e Shkupit të quajtur  Aerodrom. Shumë njerët të rinj nga qyteti vijnë këtu të kalojnë kohën e tyre të lirë.  

Ka dyqane për celularë, pajisje elektronike, veshje dhe banka, ndërsa në anën e kundërt të rrugës ka një supermarket.    

 

 

QT “Bunjakovec“

 

Ky është një nga ato qendra tregtare ku secili do të gjejë diçka për të blerë.

Gjendet në një nga rrugët më të frekuentuara të Shkupit, dhe përfshin një numër të madh dyqane dhe butiqe. 

 

Siti Galeri (City Gallery)

 

Qendër e re tregtare në Shkup me një numër të madh dyqanesh me veshje moderne dhe cilësore.

 

Capitol Mall

 

Kompleksi i banesave “Capitol Residence” është pjesa thelbësore e biznesit për shumë qëllime – kompleksi i banesave Capitol Mall & Residence, i cili gjendet në zemrën e komunës Aerodrom në Shkup.

Me ndërtimin e Capitol Mall & Residence u rrit vlera e zonave përreth dhe vendbanimeve, dhe për shkak të sipërfaqes së saj u forcua kapaciteti i tregtisë dhe biznesit, dhe gjithashtu, çoi në rritjen e ofertës dhe konkurrencës në treg. 

Kompleksi i jep kuptim standardit të jetesës së qytetarëve, që e bën tërheqës dhe urban, me marka të ndryshme tregtare, supermarket dhe zonë me restorante për ushqim të shpejtë, qendër fëmijësh, fitnes klub, me rezervim dhe hapësirë të lirë parkingu, dhe shumë shërbime të tjera. E thënë në mënyrë të thjeshtë: Capitol Mall & Residence solli një stil të ri të jetës në Shkup dhe në Maqedoni.  

Dizajni i banesave pasqyron cilësinë e mirë-njohur në ndërtim të investitorit City Plaza Company, me detaje arkitektonike të hartuara me kujdes dhe zgjedhje racionale.

Capitol Mall & Residence është krijuar me një ide në kokë: të jetë një oazë për jetesë të rehatshme për banorët e saj – punonjës aktiv që vlerësojnë cilësinë e mjedisit të jetesës për ta dhe fëmijët e tyre.

 

REM Mall Tetovo

 

Qendra tregtare REM Tetovë

 

Promote your Service

Activity

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.