Të bërit ski dhe snoubordingu
Të bërit ski në Republikën e Maqedonisë është sport i popullarizuar që e kënaq popullsinë lokale, si dhe turistët e huaj. Maqedonia ofron kushte të mira klimatike për këtë sport. Të bërit ski alpik dhe nordik është ngjarja kryesore që mbahet për promovimin e bukurisë së Maqedonisë.
Ngjarjet për ski në Maqedoni
Ekzistojnë dy ngjarje tradicionale të cilat janë në organizim të punëtorëve të Maqedonisë për ski. Turniri Memorial i Mavrovës dhe Turniri Ndërkombëtar në Ski Alpik, gjithashtu, të njohur edhe si Kupa e Malit Sharr, janë të dyja ngjarjet më të popullarizuara në Maqedoni që i organizojnë bashkësia lokale Bistra dhe Kodra e Diellit. Të bërit ski dhe snoubordingu janë sportet që janë mjaft të popullarizuara në Maqedoni. Mund të bëni ski dhe snoubording në disa vende, siç janë Mavrova, Mali Sharr, Kozhufi, Pelisteri dhe Krusheva.
Qendrat për ski dhe snoubordingu
Qendrat e popullarizuara për ski në Maqedoni janë Mavrova, Kodra e Diellit, Krusheva dhe Pelisteri, ndërsa agjencitë turistike të Maqedonisë kanë pako për vizitat njëditëshe dhe shumëditore të çdo destinacioni që ka të bëjë me ski ose snoubording.
Qendra për ski Zare Llazarevski – Mavrovë
Mavrova është e njohur si njëra nga qendrat më të bukura për ski në Maqedoni, qendra për ski "Zare Llazarevski" ndodhet në shpatet e malit të Bistrës. Liqeni i bukur i Mavrovës i rrethuar me male të larta dhe të bukura ofron mundësi të shkëlqyeshme për turistët të cilët do të vendosin që pushimin dimëror ta kalojnë këtu. Ajo me çka disponon qendra për ski, si dhe shërbimet të cilat do t’i merrni janë këto:
- Njëmbëdhjetë ashensorë për ski dhe tri teleferikë me gjatësi të përgjithshme prej 5.700 m. dhe kapacitet prej 11.100 udhëtarëve në orë. Njëmbëdhjetë ashensorë për ski dhe tri teleferikë me gjatësi të përgjithshme prej 5.700 m. dhe kapacitet prej 11.100 udhëtarëve në orë.
- Mundësia për ski në lartësi prej 1.255 m deri në 1860 m lartësi mbidetare. Mundësia për ski në lartësi prej 1.255 m deri në 1860 m lartësi mbidetare.
- Përgatitja profesionale e shtigjeve me ndihmën e 6 garuesve. Përgatitja profesionale e shtigjeve me ndihmën e 6 garuesve.
- Gjatësia e shtigjeve për ski nën teleferikët 5.000 m. dhe gjatësia e ashensorëve për ski prej 10.000 m. Gjatësia e shtigjeve për ski nën teleferikët 5.000 m. dhe gjatësia e ashensorëve për ski prej 10.000 m.
- Shtigjet e ndriçuara dhe të zëshme – të bërit ski natën prej orës 19 deri në orën 24. Shtigjet e ndriçuara dhe të zëshme – të bërit ski natën prej orës 19 deri në orën 24.
- Kafe baret përgjatë shtigjeve për ski në malin e Bistrës. Kafe baret përgjatë shtigjeve për ski në malin e Bistrës.
- Patrulla për ski, saja motorike e ambulantes dhe sajat tjera motorike, makina për të bërë borë artificiale. Patrulla për ski, saja motorike e ambulantes dhe sajat tjera motorike, makina për të bërë borë artificiale.
- Mbulesa mesatare e borës – 70 cm. Mbulesa mesatare e borës – 70 cm.
- Sezoni për ski mund të fillojë në nëntor dhe të përfundojë më së voni në prill. Sezoni për ski mund të fillojë në nëntor dhe të përfundojë më së voni në prill.
- Shkolla për ski në të cilën punojnë instruktorë të famshëm për ski. Shkolla për ski në të cilën punojnë instruktorë të famshëm për ski.
Të bërit ski alpik:
-Turnetë për të bërë ski alpik: Shtigjet për fillestarë, shtigjet për skiatorë të avancuar, shtigjet për garues në ski alpik.
Llojet e tjera për të bërë ski:
Qendra për ski ofron kushte të shkëlqyeshme për adhuruesit e snoubordingut dhe kushte të shumta për ski në mënyrë të ndryshme si shtegu kros-kantri "Lugina e qetë" e gjatë 7.5 km ose shfrytëzimi i 30 km shtegut të gjatë në të cilën mbahet Turniri Komemorativ i Mavrovës (stili i lirë). Qendra për ski organizon edhe gara ndërkombëtare në sllallom dhe sllallom gjigant, snoubording, etj.
Ski pa udhëtim - Free ride skiing
Në territorin e parkut, posaçërisht në malet e Bistrës, Korabit dhe Kërçinit ekzistojnë kushte ideale për ski pa udhëtim i cili është hit në botë. Parku Kombëtar "Mavrovë" punon në sigurimin e kushteve ideale për turistët të cilët do t’i shfrytëzojnë këto shtigje në të ardhmen, njëherit këto i promovon në shumë panaire të rëndësishme (në fillim të vitit 2011 u vizituan panairet ndërkombëtare për turizëm në Berlin, Stamboll dhe Tel Aviv). Momentalisht në bashkëpunim me Asociacionin e Maqedonisë të ciceronëve profesionalë në mal po përgatitet ekipi prej 10 ciceronëve profesionalë të cilët do t’u shërbejnë turistëve të cilët do të kërkojnë shërbime të tilla.
RENT-A-SKI
Huazimi i pajisjes për ski kryhet në parking në afërsi të qendrës për ski, si dhe në qendrën për ski.
Sezonet për ski:
- Fillimi i sezonit – 15 nëntori Fillimi i sezonit – 15 nëntori
- Numri më i madh në sezon prej 25 dhjetorit deri më 31 janar Numri më i madh në sezon prej 25 dhjetorit deri më 31 janar
- Sezoni 01 shkurt deri më 01 prill në varësi nga shtresa e borës Sezoni 01 shkurt deri më 01 prill në varësi nga shtresa e borës
Të bërit ski në Krushevë
Krusheva është qendër e njohur turistike dimërore në Maqedoni. Përparësia e saj është ajo që sezoni i dimrit zgjat prej muajit nëntor deri në fund të marsit. Dimrat janë të butë, me diell dhe me mjaft borë. Terrenet për ski në Malin e Bushovit nga të dyja anët janë 1200 m dhe 1400 m. Adhuruesit e sporteve dimërore i shfrytëzojnë terrenet për ski jo larg qytetit. Terrenet për ski gjenden në vendin Staniq, i cili është i pajisur me ashensorë për ski: Ashensorë për ski me dy ulëse me kapacitet 720 persona në orë; Ashensorë për ski me dy ulëse me kapacitet 700 persona në orë; Ashensorë për ski me një ulëse me kapacitet 600 persona në orë. Klubet për ski nga Krusheva organizojnë shkolla për ski për fillestarë, me huazimin e pajisjes komplete për ski. Ekzistojnë edhe terrene për skiatorët profesionistë, e ky është shtegu që ndodhet nën teleferikun dhe shtigjet për ski për vrapim nordik.