Artizanati - Bakërpunimi dhe vepra arti

 

 

Edhe pse në të kaluarën zejtaria ishte një profesion tipik i meshkujve, sot femrat po thyejnë stereotipet dhe me prodhimet dhe zanatet e tyre janë një hallkë e rëndësishme në turizëm.Dançe Naumoska nga Ohri është e vetmja grua në qytet që punon me bakër. Ajo e ka trashëguar zanatin nga babai i saj që gjithë jetën ishte kazanpunues, ndërsa ajo rritej dhe me kalimin e viteve lindi edhe dashuria për të dhe për t'u marrë me këtë veprimtari, 22 vjet më parë ajo vendosi të prezantojë gjëra të reja dhe në një mënyrë të ndryshme të re dhe unike të bëjë vepra arti nga bakri me duart e saj. Ajo bën motive tradicionale, fetare të Ohrit si dhe art të lirë dhe stoli.

Babai im është kazanpunues dhe që fëmijë kam qenë shumë shpesh prezent në punëtorinë e tij, kam ditur si ta ndihmoj, kam qenë si kallfë. Kur erdhi koha që unë të bëhesha familjar, dashuria disi u zgjua. Doja diçka për të restauruar dhe për të bërë për veten time në shtëpi, kështu që fillova më shumë të krijoj biznesin tim. “Këtë e bëj në mënyrë efektive për 22 vjet”, thotë Naumoska. Në punëtorinë e babait të saj, ku në të kaluarën kazanet dhe sendet e tjera prej bakri ishin më të kërkuarat, sot kërkohen gjithnjë e më shumë suvenire që janë unike dhe kanë specifikat e tyre.

 

 

Materiali më i zakonshëm është bakri, i cili në kombinim me teknikat e ndryshme të oksidimit dhe prarimit të bakrit, prodhon nuanca të ndryshme bakri, kafe, argjendi, ari dhe blu. Zanatet në të kaluarën ishin zakonisht profesione burrash, ato vlerësoheshin dhe fitonin para të mira. Ja unë kam trashëguar dhe djali im ka afinitete për të punuar. Duhet të kesh dashuri për të bërë diçka krijuese, për të pasur një ndjenjë, përkushtim. Jo vetëm që kam trashëgimtarë dhe ata duhet ta trashëgojnë zanatin. Mirëpo duhet në mënyrë të mirëfilltë dhe me dashuri t'i qasemi çdo zanati”, thotë Naumoska.

Ajo bën kopje të maskës dhe dorezës së artë, si dhe motiveve të tjera autentike të Ohrit, nga bakri dhe prarimi. Ajo thotë se qëllimi është që të prezantohet para turistëve trashëgimia e pasur kulturore e Ohrit. Unë i bëj maskat e arta, autentike - diçka origjinale nga Ohri dhe Maqedonia. Unë dua të përfaqësoj kulturën tonë tradicionale dhe ta përcjell atë. Maskat e arit i bëj nga bakri me prarim, përgjithësisht bakri është materiali im kryesor për përpunim me teknika të ndryshme dhe kimikate për argjendim, errësim, prarim. E vizatoj dhe marr diçka unike që mbetet, ka vlera të përhershme për brezat e ardhshëm”, thotë Dançe Naumoska – bakërpunuese.

 

 

Puna për Dançen duhet të jetë edhe kënaqësi por edhe profesion. Kjo është një punë krijuese që personalisht, e plotëson dhe e bën të lumtur dhe të kënaqur. Krijimet e saj janë autoportreti i saj, frymëzimi më i madh për të gjitha gjërat e bukura, liqenin blu, peshkun, historinë dhe trashëgiminë tonë kulturore. Dobësia e saj janë ato gjëra të pazbuluara, të paprekura, ato gjëra që askush nuk ka arritur t'i shkatërrojë, ajo bën piktura, vepra arti, objekte dhe stoli nga bakri.

Ne që merremi me punime artizanale përfaqësojmë kulturën dhe traditën e vendit tonë përmes një oferte të mirë për turistët, tha Naumoska. Naumoska avancoi zanatin e vjetër, sot me teknika dhe materiale të ndryshme krijon stoli unike. Ajo bën motive të Ohrit shumë interesante për të huajt, tema fetare, ikona, sipas porosisë së klientëve, në përmasa dhe teknika të ndryshme, si dhe kopje artifaktesh, rripa tradicionale, dekorime dhe kohëve të fundit ka filluar të merret me artin abstrakt.

 

 

Frymëzimi për stoli - Duke i kuptuar speciet endemike në liqenin e Ohrit, hasa në sfungjerin magjik që mori emrin "Rotunda" jo vetëm sepse ka një formë të rrumbullakët, por edhe sepse i ngjan një iriqi deti pa thera. E magjepsur nga pamja e tij, arrita që përmes stolive të përfaqësoj sistemin e brendshëm të kanaleve të tij. Kjo formë e lashtë sfungjeri mbijeton në liqenin gjashtë milionë vjeçar dhe është ndër format më të vjetra që jetojnë në të dhe si specie shtazore autoktone është krejtësisht e ndryshme nga sfungjerët e tjerë.

Mënyra e prodhimit - Për prodhim përdoren shirita bakri, të përdredhura butësisht dhe të mbuluara me rrëshirë epoksi me pigmente të ndryshme.Dançe thotë se çdo krijim dallohet nga përkushtimi i veçantë, dizajni unik dhe ideja e saj, dhe koleksioni i sfungjerëve të Ohrit është i destinuar për femra të fuqishme dhe me vetëbesim që duan të jenë më ndryshe. Naumovska për 22 vjet me mjeshtërinë e saj artizanale krijon një përrallë prej bakri në pazarin e Ohrit, duke tërhequr turistë nga e gjithë bota. Dançe Naumoska nga Ohri thotë ,,Ndjeni ngjyrën e bakrit.Qëllimi im, siç thotë ajo, është të ndaj magjinë e bakrit me nuanca të përftuara në mënyrë unike, të ndaj historinë time dhe të krijoj tuajën përmes krijimeve të mia’’.

 

Promote your Service

Activity

Add up to 3 images.

Validation code:
Enter the code above here :

Can't read the image? click here to refresh.